Cufaj: Kosova dhe Serbia do të detyrohen nga ndërkombëtarët ta nënshkuajnë marrëshjen
Ish-ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj deklaroi se Prishtina dhe Beogradi do detyrohen nga vendimarrësit ndërkombetarë ta nënshkruajnë draftë-marrëveshjen atë gjatë vitit të ardhshëm.
I ftuar në në emisionin “Balkan Talks” në Euroneës Albania, Cufaj tha se Kosova e Serbia kanë vetëm një alternaticë.
“Jemi në një situatë shumë të thjeshtë. Jemi në një situatë aq të thjeshtë, kur qoftë Prishtina, qoftë Beogradi kanë vetëm një alternativë. Ajo alternativë quhet draft marrëveshja. Deshën apo nuk deshën krerët e shtetit të Kosovës, kjo marrëveshje nuk ka alternative”, tha ai.
Ai poashtu ka sqaruar se kush humbë më shumë nga kjo marrëveshje.
“Duhet parë edhe në kontekstin historik të shtetbërjes së Kosovës. Kemi situatën tani, në bisedat pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2013 u nënshrkau marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë. Tani jemi në një situatë të re. Nëse kjo draft marrëveshje e publikuar është ideale, natyrisht që nuk është ideale, por kush humbet me këtë marrëveshje më shumë? Unë them Serbia”, theksoi ai.