Çudit Yll Hoxha: Në Prishtinë kanë mbetë pak prishtinali, tjerët janë katunarë
Përderisa në Debat Plus të RTV Dukagjinit, po diskutohej nëse ka deskriminim ndaj Drenicës mbi baza gjeografike, ka ngjarë një deklaratë interesante.
Yll Hoxha, analist pothuajse i përditshëm në Debat Plus, ka theksuar se në Prishtinë kanë mbetur pak "prishtinali", siç ai u referohej prishtinasëve. Tutje, ai ka thënë se të tjerët “janë katunarë”, që kanë ardhur në Prishtinë.
“Nuk guxojmë që konfliktet e tilla t’i shtrijmë si një konflikt social i popullit të Kosovës. Nuk ka, nuk ekziston, Prishtina, po e zëmë, nëse është një pjesë e emancipuar e Kosovës, është Prishtina. Dhe Prishtina është e përbërë nga gjithkush, veç prishtinali ka shumë pak. Krejt tjerët janë në Prishtinë, pos prishtinalitë janë mbetë një troh qaty te Vellusha jetojnë, të tjerët janë katunarë që kena ardh kush më herët, e kush më vonë, e të cilët e kemi marrë një trend të emancipimit.” - tha ai.
“Familjarisht jam edhe nga Shtimja, edhe nga Mitrovica, edhe nga Drenica” – tha tutje analisti z. Hoxha.
"Aiiii çfarë diskutimi" - dëgjohet teksa thotë z. Dibran Hoxha, një analist i ri.