Çudit Sadri Ramabaja: Unë jam më amerikan se Escobari - NACIONALE

Çudit Sadri Ramabaja: Unë jam më amerikan se Escobari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist e aktivist i VV-së, që ka qef të quhet profesor, ka bërë një deklaratë të çuditshme në një emision televiziv. Ai ka theksuar se është më amerikan se Gabriel Escboari, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Tutje, Ramabaja, që njihet si kritik i Escobarit, ka theksuar se kosovarët janë populli më pro-amerikan në Evropë.

“S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër ShBA’ve. Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës. Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë.” – theksoi Ramabaja në T7.

Lajme të ngjashme