Çudiç nga KiE: Kosova duhet të pranohet pa vonesë në Këshillin e Evropës
Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Çudiç, ka bërë thirrje që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës pa vonesë gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare.
Çudiç theksoi se Kushtetuta e Kosovës përmban Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por qytetarët e Kosovës ende nuk kanë mundësinë të hyjnë në Gjykatën e Drejtësisë Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ajo gjithashtu theksoi se kërcënimet e sigurisë që vijnë nga veprimtaritë e Putinit dhe influenca e tij në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, duhet të merren seriozisht nga Komuniteti Ndërkombëtar.