Çudi kosovare: Qytetari nga Gjilani thotë se e ka lexuar librin që e ka shkruar vetë
Gazetarja e Nacionales, Beatrisa Culaj, ka pyetur disa qytetarë të Gjilanit për librin e fundit që e kanë lexuar. Ajo mori një përgjigje të çuditshme.
Njëri nga të intervistuarit tha se ka lexuar një monografi që e ka shkruar vetë.
“Ismail Kadarenë e kam lexu, ni monografi sha e kom shkrujtë vetë, e kom lexu. Natyrisht që vetë e kom shkru edhe natyrisht që e kom lexu, a po kupton” – i tha ai gazetares sonë.
Kur u pyet se sa lexon në përgjithësi, ai tha: “Në përgjithësi, deri në [orën] 2 t’natës lexoj. Gjithë kohën e kaloj n’lexim.”