Cramon: Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë një skandal i rëndë
Një marrëveshje e nënshkruar nga Serbia dhe Rusia ka tërhequr kritika dhe nga raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e e quajti atë një skandal të madh.
“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë”, shkroi Von Cramon.
“Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës", tha ajo.
This is a serious scandal. In the midst of raging war, @MFASerbia 🇷🇸 signs the plan on future collaboration with the 🇷🇺 aggressor.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 24, 2022
Or maybe it’s just a signal for us to freeze the 🇪🇺 accession talks as entering the EU does not go through Moscow. https://t.co/XsYRcWKVnX