COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit, infektohen 22 prej tyre - NACIONALE

COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit, infektohen 22 prej tyre

4 vjet më parë

nga NACIONALE

22 punonjës shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Klan Kosova raporton se të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës.

Për shkak të kësaj, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak punë, ëhstë zhvendosur në qendër të qytete.

Ndërkaq, sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 për qind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme