Çollaku: Draft-statuti i Asociacionit krijon një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë - NACIONALE

Çollaku: Draft-statuti i Asociacionit krijon një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka kritikua draft-statutin e Asociacionit, të cilin e ka pranuar Kosova.

Ai ka thënë se në bazë të draftit të publikuar nga Burim Ramadani, Asociacioni do të jetë nivel i tretë i pushtetit në Kosovë.

Çollaku ka bërë me dije se këtë po e thonë edhe njohësit e çështjeve kushtetuese.

Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë në rast se do të themelohet Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me draft-statutin e publikuar, autorësinë e të cilit ende nuk e ka konfirmuar qeveria e Republikës së Kosovës. Mirëpo duke mos e mohuar një gjë të tillë ka lënë të kuptohet se ai draft-statut u është dhënë palës kosovare dhe asaj serbe nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Çollaku për Euronews Albania.

Ai ka thënë se koha do t`i tregojë demet që ky Asociacion do të ia sjell Kosovës.

Kjo mbetet për t’u parë. Mirëpo duke cituar ekspertët më të mirë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ata që kanë udhëhequr Gjykatën Kushtetuese, në këtë rast prof. dr Hasani, i cili ka qenë kryetar i kësaj gjykate, përfundimi është i tmerrshëm. Ai mendon që një draft-statut i tillë që është prezantuar dhe po qarkullon në publik do ta minojë përfundimisht shtetësinë e Kosovës. Draft-statuti krijon një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, më saktë thotë se do të themelojë një Kushtetutë të vetëm pasi kushtetuta e Kosovës nuk mund të japë mendime për atë draft-statut”, është shprehur Çollaku.

Lajme të ngjashme