CNN: Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur, Irani lejon kalimin selektiv të disa cisternave - NACIONALE

CNN: Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur, Irani lejon kalimin selektiv të disa cisternave

5 orë më parë

nga NACIONALE

Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet kryesisht e mbyllur për trafikun detar, por Irani po lejon kalimin e disa anijeve të përzgjedhura, duke aplikuar qasje selektive në një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Sipas CNN, Teherani ka lejuar një numër cisternash irakiane të naftës të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, në një tjetër rast që tregon se autoritetet iraniane po u japin leje të posaçme disa vendeve.

Duke iu referuar mediave shtetërore iraniane, CNN shkroi se leja u dha pas kërkesave të përsëritura nga qeveria në Bagdad.

Iraku është goditur ndjeshëm nga trazirat dhe kufizimet në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për eksportet energjetike të rajonit.

Vendimi i Iranit për të lejuar kalimin e cisternave irakiane, ndërsa rruga ujore mbetet kryesisht e kufizuar, tregon se Teherani po përdor aksesin në ngushticë në mënyrë selektive, në varësi të marrëdhënieve dhe kërkesave nga vendet e rajonit shkroi CNN, duke iu referuar mediave shtetërore iraniane dhe agjencisë IRNA.

Lajme të ngjashme