Çmimet maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet maksimale të derivatëve të naftës.
Në këto çmime vërehet një rënie e lehtë e çmimit të benzinës teksa derivatet tjera nuk kanë pësuar ndryshim
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.61, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78”, thuhet në njoftim.
Bëjmë të ditur se këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme.
