Çmimet e naftës: Opozita dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për nesër
Partitë në opozitë kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme.
Kjo për shtrenjtimin e çmimeve të naftës.
Kërkesa është publikuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Postimi:
KËRKESË PËR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME
Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës.
Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen.
E Qeveria? Spektatore.
Kërkojmë veprime të menjëhershëme.
Transparencë. Masa konkrete.
Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!