Çka tha Trump pasi u godit në fytyrë me mikrofon?
Një gazetare e goditi lehtë në fytyrë me mikrofon, pa qëllim, presidentin amerikan, Donald Trump derisa ai po fliste para mediave.
Pas këtij incidenti, ka ardhur reagimi epik i presidenti amerikan.
Ai ka thënë se ky incident do të bëhet lajmi kryesor i mbrëmjes.
"E patë këtë? Kjo do të bëhet lajm kryesor në të gjitha kanalet sonte!" – tha Trump pasi ndodhi kjo.
Video e goditjes se presidentit me mikrofon është bërë virale nëpër rrjetet sociale.