Çka raportojnë mediat serbe për bisedimet 'sekrete' mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër?
Edhe Serbia është deklaruar për raportimet e mediumit zviceran “NZZ am Sonntag” për bisedimet ‘sekrete’ mes Kosovës dhe Serbisë.
Mediumi serb, Kosovo Onlineka raportuar për këto takimeve në Zvicër duke thënë më 11 dhe 12 nëntor, Këshilli për Qeverisje Gjithpërfshirëse (CIG) ka organizuar një takim joformal me përfaqësues të partive parlamentare të Kosovës dhe të Serbisë.
Ky takim thuhet se është thirrur “për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet në të ardhmen dhe për të zgjidhur çështjet urgjente”.
Serbia në atë takim u përfaqësua nga Nemanja Staroviq nga Partia Përparimtare Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq nga Partia Popullore, Branko Ruzhiq nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Gjorgje Paviqeviq ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së
Kryetari dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të (CIG), Alex Roinishvili Grigorev, ka thënë se këto takime mbahen që nga viti 2015.
Në anën tjetër edhe shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar se ka pasur takime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, teksa raportimet e mediumit zviceran i ka quajtur “senzacionale”.
