Çka po paralajmëron kështu Gjini? - "Pranverën e vitit të ardhshëm kemi m'e pas ndryshime të mëdha" - NACIONALE

Çka po paralajmëron kështu Gjini? - "Pranverën e vitit të ardhshëm kemi m'e pas ndryshime të mëdha"

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ardiian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një "paralajmërim" për ndryshime, sipas tij, të mëdha, gjatë pranverës së vitit të ardhshëm – por, që nuk ka shpaluar hollësi të mëtejme.

Këto fjalë Gjini i tha në kontekstin e situatës ku është futur vendi, pas bllokadës tetëmujore dhe dështimit të Albin Kurtit për të zgjedhur qeveri.

“Krejt historia politike na dëshmon aq më e rëndë është rënia, se nëse vazhdohet me kapjen e shtetit, se kanë mbetur pak institucione pa hyrë në kthetrat e Kurtit, nëse ndodhë një gjë e tillë rënia është më e zorshme.


“Në demokraci kënaqësia më e madhe është që me shku nga pushteti në mënyrë demokratike, se gjithkush një ditë ka me dorëzu pushtetin. Sa ma keq që e mbanë më keq ka me dorëzu pushtetin”.

“Për shkak që Kosova nuk është shoqëri që flenë krejt kohën, po opozita përdorë mjetet demokratike krejt në rregull por shoqëria nuk flenë, nëse abuzohet kaq shumë edhe shkuarja prej pushteti është më e zorshme. Nuk mbahet pushteti me zor, se kur e mbanë me zor, ke me u hekë me zor”, tha Gjini në Rubikon.

Lajme të ngjashme