Çka po ndodh në Shtimen “e çliruar”? Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit komunal që vjen nga VV-ja
Adnan Ademi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është shkarkuar nga funksioni i kryesuesit të Kuvendit Komunal në Shtime.
Ky vendim u votua në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot. Ai është shkarkuar me 11 vota, pasi opozita votoi në frymë unanime për shkarkimin e tij.
Sipas opozitës, një gjë e tillë erdhi për shkak të gjuhës joparlamentare dhe joetike, nepotizmit e shkeljeve ligjore, të cilat, sipas opozitës në Shtime, i ka bërë Ademi, transmeton Express.