Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon - NACIONALE

Çka duhet të dini për Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore jetike që Irani po e bllokon

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se anijet që kalojnë përmes ngushticës do të vihen në shënjestër, në vazhdën e luftës që po zhvillohet në rajon.

Të paktën 16 anije janë sulmuar brenda dhe përreth Gjirit Persik, Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkua.

Një rrugë e ngushtë ujore që kalon mes Iranit dhe Omanit, Ngushtica e Hormuzit është rruga kryesore për transportin e naftës së papërpunuar nga vendet e pasura me naftë, si Arabia Saudite dhe Kuvajti, drejt pjesës tjetër të botës.

Irani kontrollon anën veriore të ngushticës.

Rreth 20 milionë fuçi naftë, ose afërsisht një e pesta e prodhimit të përditshëm global, rrjedhin çdo ditë përmes ngushticës, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, e cila e quan këtë kanal një "pikë kritike bllokimi për naftën", shkruan CNN.

Sipas EIA-s, "ekzistojnë shumë pak opsione alternative për të transportuar naftën jashtë ngushticës nëse ajo mbyllet."

Lajme të ngjashme