Çitaku uron Clintonin për ditëlindje: Miku i madh i Kosovës sot feston 77 vjetorin e lindjes - NACIONALE

Çitaku uron Clintonin për ditëlindje: Miku i madh i Kosovës sot feston 77 vjetorin e lindjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ia ka uruar sot ditëlindjen ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Clinton vazhdimisht e thotë me mburrje se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashëgimitë më të ndritura të administratës së tij.

“Bill Clinton, miku i madh i Kosovës sot feston 77 vjetorin e lindjes. Presidenti Clinton e thotë gjithmonë me mburrje se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashigimitë më të ndritura të administratës së tij”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme