Çitaku: UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare - NACIONALE

Çitaku: UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka bërë me dije se pretendimet e prokurorisë në Hagë nuk janë të vërteta.

Në emisionin “Weekend”, në Klan Kosova, Çitaku ka thënë se UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.

“UÇK-ja më shumë se ushtri, ka qenë ide, ka qenë vlerë, ka qenë kryengritje, dhe për mua dhe po besoj se për secilin shqiptar, ka qenë jashtëzakonisht poshtëruese përpjekja që është bërë nga Prokuroria për ta përshkruar UÇK-në si një ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare, edhe aty ka pasur mësues, profesorë, mjekë, bujq, historianë, inxhinierë, ka qenë një popull që ka marrë armët për të kërkuar lirinë”, ka deklaruar zyrtarja e lartë e PDK-së.

Lajme të ngjashme