Çitaku: Sikur Sami Lushtaku të vritej në luftë, edhe Kurti do shkonte t'i vendoste lule - NACIONALE

Çitaku: Sikur Sami Lushtaku të vritej në luftë, edhe Kurti do shkonte t'i vendoste lule

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku nga PDK-ja akuzoi Albin Kurtin për obsesion të pashpjegueshëm ndaj Sami Lushtakut, duke e cilësuar qëndrimin e tij si "jokorrekt dhe jonjerëzor."

Duke folur në T7, Çitaku tha se Lushtaku është plagosur disa herë gjatë luftës dhe se ende ngrihet natën për të vizituar varrezat e shokëve të rënë.

"Sikur të ishte i vdekur edhe vetë Albin Kurti do shkonte te varri i tij e do t'i vendoste lule," tha Çitaku.

Ajo shtoi se kritikat ndaj Lushtakut i sheh si "reflektim i deficitit personal" të kryeministrit.

Lajme të ngjashme