Çitaku: Rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen së tij do të tregohet dhe këndohet brez pas brezi
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Ajo ka vlerësuar se rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen Jashari do të tregohet dhe këndohet brez pas brezi.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se ky rrëfim do të tregohet për sa të ketë Kosovë.
“Rrëfimi për Adem Jasharin dhe familjen Jashari ka me u tregu e me u këndu brez pas brezi. Për aq sa të ketë Kosovë! Faleminderit Komandant, përjetësisht. Bashkë me Rrokun e Arbërin”, ka shkruar Çitaku.