Çitaku për videon e VV-së: Kjo qeveri ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash - NACIONALE

Çitaku për videon e VV-së: Kjo qeveri ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për një video të cilën e publikoi në rrjete sociale Lëvizja Vetëvendosje.

Aty, prezantoheshin të ashtuquajturat, ‘arritje’ të VV-së në katër vjet qeverisje.

Çitaku ka thënë se qeverisja e VV-së ka sjellur vetëm rritje çmimesh e faturash.

Postimi:

Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.

Lajme të ngjashme