Çitaku për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Një jetë e re e këputur shumë herët
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së policit të ri, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Çitaku ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, kolegët dhe Policinë e Kosovës, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të rëndë.
“Një jetë e re e këputur shumë herët. Një djalë që kishte zgjedhur t’i shërbente vendit dhe qytetarëve të tij, iku pikërisht duke e kryer detyrën që kishte marrë përsipër me nder”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka përfunduar mesazhin e saj me lutje për familjen dhe një mesazh lamtumire për policin e ndjerë: “Pusho në paqe, Altin”.