Çitaku për propozimin e Fitore Pacollit: Nga fontanë dëshirash në zgjedhje, në fontanë uji - NACIONALE

Çitaku për propozimin e Fitore Pacollit: Nga fontanë dëshirash në zgjedhje, në fontanë uji

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila propozoi një fontanë uji në Kuvendin e Kosovës.

Çitaku ka thënë se programi dhe premtimet e VV-së në fushatën zgjedhore ishin fontanë dëshirash dhe prej atyre përfunduam në fontanë uji.

Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Pacolli ka thënë se do të instalohen disa fontana uji në objektin e Kuvendit, ku deputetët mund të pinë ujë edhe me grushte, deklaratë kjo që nxitit tallje në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme