Çitaku për hetimet ndaj “Lule Gjelit”: Duhet të zbulohet kush e organizoi dhe financoi - NACIONALE

Çitaku për hetimet ndaj “Lule Gjelit”: Duhet të zbulohet kush e organizoi dhe financoi

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Lule Gjeli ka thënë se Prokuroria duhet të veprojë pa asnjë hezitim për rastin e “Lule Gjelit” dhe profileve të tjera që kanë sharë e kërcënuar.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se hetimi duhet të zbulojë se kush i ka koordinuar, organizuar, financuar dhe urdhëruar.

“Pjesa më e dhimbshme është se, sipas asaj që po del në publik, ky fenomen nuk duket të ketë qenë thjesht veprim i individëve të izoluar. Dyshimet se rrjete të tilla janë toleruar, inkurajuar apo përdorur për përfitime politike janë jashtëzakonisht serioze dhe kërkojnë zbardhje të plotë.

Prandaj, Prokuroria duhet të veprojë pa asnjë hezitim. Jo vetëm për rastin e “Lule Gjelit”, por për çdo profil të rremë dhe çdo rrjet të organizuar që ka prodhuar shpifje, kërcënime, gjuhë urrejtjeje dhe manipulim të opinionit publik.

Hetimi nuk duhet të ndalet te administratorët e profileve. Ai duhet të shkojë deri në fund, për të zbuluar kush i ka organizuar, koordinuar, financuar apo urdhëruar.

Demokracia nuk mbrohet vetëm në kutinë e votimit. Ajo mbrohet edhe duke mos lejuar që gënjeshtra, anonimati dhe propaganda e organizuar të zëvendësojnë të vërtetën dhe debatin e lirë”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme