Çitaku për deklaratën e Pacollit: Marri e llojit të vet të mendosh se Kosova duhet mbrohet nga heronjt e vet - NACIONALE

Çitaku për deklaratën e Pacollit: Marri e llojit të vet të mendosh se Kosova duhet mbrohet nga heronjt e vet

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi ndaj deklaratës së ministres në detyrë Fitore Pacolli, e cila tha se Vetëvendosja "e ka mbrojtur Kosovën" nga emra si Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Çitaku.

Çitaku e cilësoi deklaratën si "marri të llojit të vet" dhe tha se nuk e meriton të përmendet në të njëjtën listë me "heronjt e gjallë" të Kosovës.

"Është marri e llojit të vet me mendu që Kosovën duhet me e mbrojtë prej atyre që kanë qenë në gjendje me vdekur për këtë vend," deklaroi Çitaku për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme