Çitaku: Nuk do të ndalemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të ndalet së protestuari ndaj uzurpimit që pushteti u ka bërë institucioneve shtetërore.
Në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo pari nuk do të ndalet deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve.
“Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët dhe aktivistët nga Komuna e Mitrovicës, para Qeverisë: Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit. Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim. Nuk do të zmbrapsemi. Nuk do të ndalemi. Deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve!”, ka shkruar ajo.