Çitaku: Flora Brovina, një grua e jashtëzakonshme, trime dhe intelektuale - NACIONALE

Çitaku: Flora Brovina, një grua e jashtëzakonshme, trime dhe intelektuale

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vdekjen e Flora Brovinës.

Ajo e ka vlerësuar lartë kontributin e ish-deputetes së PDK-së.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Brovina ishte një grua e jashtëzakonshme.

“Na paska lënë Flora Brovina. Një grua e jashtëzakonshme. Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi. Nuk kam për ta harruar kurrë takimin e saj të parë me Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së, pas lirimit të zonjës Brovina nga burgjet serbe, ku po mbahej si peng lufte. “Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë.” Kështu ishte Flora. E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj. Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë, i shërbeu vendit të saj dhe, edhe përballë së keqes, nuk e humbi kurrë njerëzoren. Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme