Çitaku: Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një për gra
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK ka ditur gjithmonë të ketë guxim për vendime të mëdha.
Në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ku është zyrtarizuar sot vendimi për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha nivelet e organizimit dhe vendimmarrjes, ajo ka thënë se në këtë parti nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një për gra.
“PDK ka pasur dhe ka guxim. PDK ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të marrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri”, ka thënë Çitaku.