Çitaku: Kurti po mburret kot, me takime ku ftohen të gjithë udhëheqësit e shteteve - NACIONALE

Çitaku: Kurti po mburret kot, me takime ku ftohen të gjithë udhëheqësit e shteteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook, për takimin e Kurtit në Elysee me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Sipas Çitakut, Kurti po mburret me ftesat ku marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve.

Sipas nënkryetarës së PDK-së, kjo i bije sikur ambasadorët të mburren me ftesat që iu bëhen për festat e fundvitit

Shkrimi i plotë i Çitakut:

Për herë të tretë brenda dy viteve ne Elysee, tha Kryeministri me mburrje.

Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve (përfshirë Vucicin) si pjesë e konferencave ndërkombëtare.

Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike.

Sinqerisht, për keqardhje.”

Lajme të ngjashme