Çitaku i reagon Kurtit: Nuk ka me pasë luftë në Kosovë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar deklaratave të Kryeministrit të vendit Albin Kurti, i cili për media ndërkombëtare sot gjatë ditës deklaroi, se mundësitë janë të mëdha që të ketë luftë në Kosovë.
Sipas Çitakut këto deklarata vetëm ndjellin fikë dhe panikë pasi për sovranitetin e Kosovës, është garant NATO, dhe se nuk ka gjasë për luftë të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.
Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.
Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.
Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër.” Ka shkruar Çitaku në Facebook.