Çitaku i reagon ashpër Bislimit: Silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm - NACIONALE

Çitaku i reagon ashpër Bislimit: Silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Besnik Bislimi, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për deklaratat e tij kundër institucioneve të pavarurar të Kosovës.

Këto deklarat Bislimi i bëri gjatë konferencës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, e për këtë Çitaku ka thënë se “imagjinojeni se si i mbronë dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private.”

Në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve - ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Shkrimi i saj:

Besnik Bislimi, numri dy i qeverisë, përgjegjës për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për procesin e dialogut me Serbinë, e paska përdorur konferencën për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, për të hedhur helm kundër institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.

Nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë para gazetarëve dhe mediave, imagjinojeni se si i mbronë dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private.

Në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve - ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm.

Lajme të ngjashme