Çitaku i kundërpërgjigjet Musliut: Pjesë e konventës ishin aktivistet e PDK-së
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në një intervistë për gazetën Nacionale ka thënë se pjesë e konventës së PDK-së kanë qenë disa persona që nuk dinë asgjë për këtë parti.
Çitaku ka thënë se pjesë e konventës për barazi dhe fuqizim të gruas brenda PDK kanë qenë të gjitha aktiviste të kësaj parti.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se i tërë koncepti dhe programi i konventës është miratuar në kryesinë e PDK-së pa asnjë votë kundër.
Postimi i plotë i Çitakut:
Konventën për barazi dhe fuqizim të gruas brenda PDK kanë qenë
Të gjithë folësit në Konventën për barazi dhe fuqizim të gruas brenda PDK kanë qenë ose:
1) aktiviste të reja të PDK-së, ose anëtare të Kryesisë, ose Kryesuese Komunale, ose nënkryetare komunash, ose kryetarë komunash, ose drejtore në komuna, ose deputetë, ose anëtarë të Këshillit të Drejtues të PDK-së.
I tërë koncepti dhe programi i konventës është miratuar në kryesinë e PDK-së pa asnjë votë kundër. Të gjitha deputetet e PDK-së kanë qenë pjesë e paneleve. Pjesëmarrja ose jo ka qenë zgjedhje e tyre.
Por, PDK do të hapet, dhe do të sjellë brenda vetës edhe gra e burra që nuk janë sot në PDK. Sepse vetëm ashtu ecim përpara. Do të krijojmë klimë pune për secilin që na bashkangjitet. E të tillë ka plotë. Nuk do të lejojmë monopolizim.
Rrugëtimin në politikë nuk e kemi të gjithë të njejtë. Disa e fillojnë shumë herët si unë, dhe rriten në politikë, disa ndërtojnë profil dhe karrierrë profesionale, e pastaj i bashkohen politikës. Asnjëra nuk është gabim. Të dyja janë të vlefshme.
Nuk kemi me u ndalë.
Hapje. Reformim. Jo tjetërsim. Ska rrugë tjetër.