Çitaku falënderon partitë politike për shtyrjen e seancës: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë - NACIONALE

Çitaku falënderon partitë politike për shtyrjen e seancës: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike, pas konsensusit që seanca konstituive të fillojë nga ora 17:00.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se ky është “vendim i ndërgjegjshëm”, pasi nesër në Hagë mbrojtja thotë fjalën përfundimtare.

“Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes.

Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.

UÇK na bashkon” – ka shtuar ajo.

Lajme të ngjashme