Çitaku e Tahiri vizitë në Hagë: Dolëm optimist në ngadhnjimin e drejtësisë
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku dhe deputeti Abelard Tahiri, kanë vizituar Thaçin, Veselin e Selimin në Hagë.
Çitaku ka shkruar se sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë, kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.
“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.
Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë.
Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.