Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët - rezultat i qeverisjes së Kurtit - NACIONALE

Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët - rezultat i qeverisjes së Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar pushtetin pas masave të rrepta ndëshkuese politike dhe ekonomike ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. Ajo ka vënë në dukje se ky sanksionim i ndjeshëm është rezultat i kursit të veprimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe mosveprimeve për shtension të situatës në veri të vendit.

Çitaku ka theksuar se Kosova ndodhet sot në një gjendje të përçarë nga brenda, dhe në të njëjtën kohë është e sanksionuar nga aleatët. Ajo ka argumentuar se dëmi monetar i shkaktuar nga këto masat është relativisht i vogël krahasuar me humbjen e kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nënkryetarja e PDK-së ka kujtuar se Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA-së (Marrëveshja Stabilizim-Asociim) në Kuvend, dhe kjo i ka shkaktuar vonë Kosovës në procesin e integrimin në Bashkimin Evropian, prandaj, sipas saj, atij nuk i bëhet vonë për MSA-në apo IPA-n.

Lajme të ngjashme