Çitaku: E dashur BE jepi Kosovës liberalizimin e merituar të vizave
Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, e nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka kërkuar nga BE liberalizimin e vizave, pasi që nesër Shqipëria hap bisedimet e anëtarësimit me BE-në.
“Shqipëria hap nesër bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Një sinjal i mirë për të gjithë rajonin. Tani, e dashur BE, jepi Kosovës Liberalizimin e Vizave të merituara. Është e turpshme” ka shkruar Vlora Çitaku.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.