Çitaku e ashpër: Nesër nënshkruhet marrëveshja që ishte produkt i negocimit të Kurtit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq.
Çitaku ka shkruar se nesër pritet të nënshkruhet një marrëveshje e cila nuk ka njohje reciproke, e që është produk i negocimit të Kurtit.
POSTIMI:
Shkurt,
Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshtjet e arritura deri më tani.
Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.
Një status quo e re.
Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit.