Çitaku: Dialogu Kosovë – Serbi është në vdekje klinike - NACIONALE

Çitaku: Dialogu Kosovë – Serbi është në vdekje klinike

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se dialogu Kosovë – Serbi është në vdekje klinike.

Ajo ka theksuar se ky proces është degraduar për fajin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, deputetja e PDK-së ka thënë qasja e Kurtit ka penguar përfshirjen e aleatëve në këtë proces.

Kurti kur ka marr detyrën e tij si kryeministër në tavolinën e tij ka gjetur letra të njëpasnjëshme të presidentëve amerikanë të cilët i kërkonin institucioneve të Kosovës që të përfshihen në dialog në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Falë qasjes së papërgjegjshme të Kurtit kemi një humbje të ambicies së aleatëve tanë për t’u përfshirë drejt për drejt në procesin e dialogut dhe mund të them që tani dialogu është në vdekje klinike”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme