Çitaku: Dhimbje e thellë për jetët e humbura në sulmin tragjik në Graz të Austrisë
Vlora Çitaku nga PDK ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në Graz të Austrisë, pas një sulmi në shkollë. Në mesin e viktimave ishte edhe një vazjë e mitur nga Kosova.
E plotë:
“Dhimbje e thellë për jetët e humbura në sulmin tragjik sot në një shkollë në Garaz të Austrisë, mes tyre edhe një vajzë e mitur nga Kosova.
Në këto çaste të rënda, mendimet dhe zemrat tona janë me familjarët e viktimave.
Ngushëllimet më të sinqerta!”