Çitaku: Beteja ligjore për barazi nuk ka përfunduar - NACIONALE

Çitaku: Beteja ligjore për barazi nuk ka përfunduar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është alarmuar nga rastet e dhunës në familje përgjatë 24-orëshit të fundit në Kosovë.

Ajo ka shpërndarë disa të dhëna të këtyre rasteve duke thënë se shfaqin të vërtetën e dhimbshme të betejës për barazi gjinore në Kosovë.

“Të dhëna të frikshme, të cilat e shpërfaqin brutalisht të vërtetën e dhimbshme se beteja për barazi gjinore dhe dinjitet ende nuk ka përfunduar. Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen gratë në Kosovë duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme