Çitaku: Aslamova tani po mbahet në paraburgim nga autoritetet e Kosovës - NACIONALE

Çitaku: Aslamova tani po mbahet në paraburgim nga autoritetet e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë, gazetares Daria Aslamova e cila akuzohet si spiune e inteligjencës ushtarake ruse.

Çitaku përmes një cicërime në Twitter tha se Aslamova tani po mbahet në paraburgim, duke shtuar se dihet qëllimi i hyrjes së saj në Kosovë.

“Daria Aslamova u arrestua sot teksa tentoi të kalonte kufirin nga Serbia për në # Kosovë . Ajo është apologjetë e Putinit dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj Aslamova tani është në paraburgim të autoriteteve të Kosovës”, shkroi Çitaku.

Ndërsa ndalimin e saj në kufi e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Lajme të ngjashme