Çitaku shtron një pyetje për Kurtin: Kjo puna e qortimit, a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh? - NACIONALE

Çitaku shtron një pyetje për Kurtin: Kjo puna e qortimit, a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shtyerjen për targa, ka pyetur se si i bie çështja e ‘qortimit’, për të cilën paralajmëroi Kurti.

“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh” – tha Çitaku

Ajo bëri thirrje ndaj kryeministrit Kurti që të mos humbë kohë me çështjen e targave por të fokusohet në marrëveshjen gjithëpërfshirëse sepse konteksti gjeopolitik është në anën tonë.

“Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi.” – përfundoi Çitaku.

Postim i plotë:

Lajme të ngjashme