Çimi i "mëshon" Edi Ramës, e akuzon se "bandat" e tij ia hakuan faqen në Facebook - NACIONALE

Çimi i "mëshon" Edi Ramës, e akuzon se "bandat" e tij ia hakuan faqen në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Çim Peka, e ka akuzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se u përfshi në në hakimin e vjedhjen e faqes në Facebook, Syri.net, të cilen Peka e udhëheq.

Gazetari Çim Peka, ndër të tjera ka thënë se Rama në të kaluarën porosiste krime, kurse tash ato është duke i kryer edhe vetë.

Tutje Peka, Ramën e quan si “ i biri i një vrasësi intelektualësh”, duke aluduar në babain e Kryeministrit, Kristaq Rama, për të cilin edhe në të kaluarën në Shqipëri ka pasur akuza të tilla.

Postimi i plotë i Çim Pekës:

Per nje bandit afer skadences!

I biri i nje vrasesi intelektualesh (per te cilin thote se jam krenar dhe nuk i kerkon ndjese familjes se Havzi Neles) me emrin Edvin, ne letra Edi, ne realitet Ediot, eshte detyruar se fundmi te dale vete ne krye te akteve kriminale.

Kur bandat nuk jane me fort te gatshme te kryejne krime ne emer te tij, pasi sot ndjehen si biznesmen, kur oligarket qe i kane marre gjithcka dhe sot po japin shenja neutraliteti pasi nuk kane cfare ti marrin me Shqiperise, kur spiune ambasadash te partise se tij dhe drejtues policie kane filluar ta shesin, ky, Edioti pra, ka filluar aktin e fundit. Ate qe pritej. Krimet jo vetem ti porosis por edhe ti kryej vete.

Pasi guxoi ne prani te te gjithe mediave nderkombetare te godiste fizikisht Sali Berishen me nje tepelenas te infiltruar nga Ard Veliu (i cili rastesisht paska pase edhe nje apartament me qira ne te njejtin pallat me banditin e infiltruar vite me pare, i njejti polic qe manipuloi provat per te ndjerin Rasha, i njejti qe manipuloi provat e krimit ne Elbasan), pasi shembi kesaj radhe me firme te vete nje hotel per te cilen po vete kishte dhene leje vetem pse pronari i saj ka nje grup mediash qe nuk pranoi ta shiste tek okigarket e Rames, se fundi nga podrumet e Pallatit te Kongreseve me çeten e hakeruesve te Endri Fuges, ka hakeruar dhe vjedhur Facebook te Syri.net, faqja me e ndjekur online ne Facebook.

Fatmiresisht demi eshte i vogel pasi Syri sot eshte institucion dhe lexuesit futen direkt ne ëeb per tu informuar. Jo se Rama nuk e di kete, prandaj prej nje viti me shume kam tatimor ne korridorin e vetem te Syrit se sa gazetar, por Edioti si familje primitive qe eshte, nuk e kupton qe individi mund te demtohet por jo misioni. Syri eshte kaq “Institucion besimi” sot, sa nuk ka hakerues e tatimor ta ndaloj.

Ndryshe nga Irfani qe paska dhembshuri per ty si familje se qenka kujdesur perpara teje e paraardhesit tend per Linden, une nuk kam asnje paqartesi. Je pjell e nje vrasesi intelektualesh, je si ai, e si si tille do trajtohesh.

Lufte do, beteje do marresh!

Je thjesht nje i inkriminuar ne skadence afati!

Lajme të ngjashme