Cili ishte qëllimi për vrasjen e Albin Kurtit sipas dokumentit? - NACIONALE

Cili ishte qëllimi për vrasjen e Albin Kurtit sipas dokumentit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në dokumentin e siguruar nga Nacionale del edhe qëllimi pse dyshohet për organizimin e një plani për vrasjen e Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës.

Sipas këtij dokumenti – që thuhet të jetë hakuar nga hakimet e fundit në Shqipëri, dhe që i është dorëzuar Njësisë Kundër-Terrorizmit të Policisë së Kosovës – qëllimi i këtyre vrasjeve ishte “destabilizimi i Republikës së Kosovës.

“Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohej dhe PDK-ja me AAK-në do të merrnin lidershipin politik të vendit dhe Shërbimi i Sigurisë së Kosovës do të shpërbëhej”.

Nuk dihet se cilat institucione të sigurisë së Kosovës nënkuptohen me “Shërbimin e Sigurisë së Kosovës”, meqë ky shërbim si i përveçëm nuk ekziston.

Sipas informacionit, të tria vrasjet “duhet të ndodhnin brenda katër muajve të ardhshëm. Vrasja e Ismet Haxhës është planifikuar të kryhej me pushkë gjuetie, ndërsa të tjerat me snajper apo me çifte.”

Informacioni më tej thotë se Kundër-Terrorizmi i Kosovës ka identifikuar 17 persona që mund të jenë të lidhur me personin Prek Kodra.

Lajme të ngjashme