Çikat e presidentes Osmani nisin mësimin, e jotja z.Kurti në cilën shkollë është? - NACIONALE

Çikat e presidentes Osmani nisin mësimin, e jotja z.Kurti në cilën shkollë është?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka filluar viti shkollor në Kosovë, me një muaj vonesë për shkak të grevës së SBAShK-ut.

Ditës së parë të mësimit, përkundër vonesës, i janë gëzuar çikat e presidentes, Vjosa Osmani.

Shefja e shtetit ka shpërndarë një fotografi të dy çikave të saja, duke shkruar se ato janë rikthyer në shkollë.

Sot në shkollë”, ishte postimi i zonjës Osmanit.

Por, asgjë nuk dihet rreth shkollës së çikës së kryeministrit Albin Kurti. Pra nuk ka informacion nëse ajo mban mësimin në Kosovë apo në Norvegji, në shkollë publike apo private etj.

Për këtë çështje, së fundmi është pyetur edhe Kurti nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Andaj, për hir të interesit publik, Nacionale e pyet përsëri z.Kurtin. Kryeministër, në cilën shkollë vijon mësimet vajza e juaj, në Kosova apo në Norvegji?

Lajme të ngjashme