“Çfarë po shikon?”, algjeriani e sulmon me thikë 22-vjeçaren në Milano - NACIONALE

“Çfarë po shikon?”, algjeriani e sulmon me thikë 22-vjeçaren në Milano

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një vajzë 22-vjeçare në Milano të Italisë është tronditur pasi një burrë 27-vjeçar nga Algjeria e ka sulmuar me thikë, vetëm me arsyetimin se ajo po e shikonte.

“Mendova se do të vdisja. Nuk shihja asgjë dhe gjaku po ma vështirësonte frymëmarrjen”, është deklaruar 22-vjeçarja para Policisë, pasi u sulmua më 9 korrik nga Mohamed Saidi, një shtetas algjerian 27-vjeçar, në platformën e stacionit të metrosë “Duomo” në Milano.

22-vjeçarja, në rrëfimin e saj, tha se një burrë, të cilin nuk e kishte parë kurrë më parë, iu drejtua në arabisht me tone kërcënuese dhe duke bërtitur.“Çfarë dreqin po shikon? Çfarë po shikon? Unë jam burrë dhe mysliman”, ishin fjalët kërcënuese të 27-vjeçarit algjerian, raportoi “Today.it”, transmeton Nacionale.

Edhe pse viktima kishte tentuar t’ia sqaronte se bëhej fjalë për një keqkuptim, algjeriani nuk ishte ndalur së kërcënuari dhe fyer 22-vjeçaren.

Përveç fjalëve fyese, ai kishte kaluar në ekstremitet, duke e sulmuar me thikë vajzën e re.

“Pasi më pyeti nëse po telefonoja policinë, sikur donte të sigurohej, ai nxori një thikë dhe më goditi në fytyrë. Pak më vonë pashë dorën e burrit të mbuluar me gjak”, tha 22-vjeçarja në dëshminë e saj, e cila fatmirësisht kishte shpëtuar.

Algjeriani Mohamed Saidi, 27-vjeçar, u kap dhe u arrestua nga policia pak minuta më vonë.

Lajme të ngjashme