Çështja e presidentit, Ukshini: Kurti e ka të qartë çfarë do, do ta tërheq opozitën në lojën e vet
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, thotë se kryeministri Albin Kurti e di saktë si do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit.
“I vetmi person që e di çfarë do të ndodhë është Kurti”, deklaroi ai në emisionin “Interaktiv”.
“Ai e ka të saktë dhe ai do të tërheqë në lojën e tij opozitën”.
Sipas Ukshinit, Kurti llogarit se Vjosa Osmani “nuk ka vota” dhe mund të mbetet jashtë opsioneve.
Ai shtoi se zgjedhjet duhet shmangur dhe se një kandidat i Vetëvendosjes do të ishte zgjidhje më pragmatike.
Ukshini komentoi edhe deklaratat e familjes së Adem Jashari, duke thënë se refuzimi i një posti institucional është “vendim i drejtë”.
Sipas tij, çështja e Asociacionit duhet të vijë vetëm në kuadër të marrëveshjes finale dhe anëtarësimit në NATO.
“Pa NATO-n dhe marrëveshje finale, Asociacioni do ta minojë shtetësinë”, përfundoi ai.