Çështja e presidentit, Konjufca: Shkojmë në zgjedhje nëse është vullneti i opozitës, nuk kemi çka të bëjmë
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse kështu është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë.”
Kështu tha Zëvendës Kryeministri, Glauk Konjufca, për çështje të presidentit i cili duhet të zgjedhet më së largu më 28 prill, ose vendi shkon vetvetiu në zgjedhje.
Konjufca pretendon se po presin emër nga opozita, për të parë “nëse mund të kemi konsensus.”
“E sqaroi kryeministri Kurti më shumë se një takim i sinqertë ku qiten emrat në tavolinë ku Partia Demokratike duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mundet të kemi konsensus për ndonjërin prej emrave të tyre, e jo ne ta nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje.
Ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen ashtu nëse e propozon një emër i cili më të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen….. Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha Konjufca.