Çështja e presidentit, Dugolli i VV-së: Nuk kemi ende një kandidaturë që do ta përkrahim - NACIONALE

Çështja e presidentit, Dugolli i VV-së: Nuk kemi ende një kandidaturë që do ta përkrahim

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka bërë me dije se kjo parti ende nuk ka një kandidat për president të cilin do ta përkrah.

Ai ka treguar pse kjo parti ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Dugolli ka thënë se VV-ja nuk dëshiron të imponon një kandidat për president.

“Nuk ka ende një kandidaturë definitive që do ta përkrahim, për shkak se nuk po dëshirojmë që partitë opozitare ta marrin si sinjal që po dëshirojmë ta imponojmë dikë. Synojmë që ta arrijmë një konsensus me mirëkuptim që për të mos dërguar vendin në zgjedhje të reja. Mund të ketë emër tjetër, përveç të Vjosa Osmanit. Nuk mund të paragjykojmë. I kemi vetëm 66 vota, nuk i kemi mbi 80 që t’ia sigurojmë Vjosa Osmanit. Na mbetet të gjithëve që t’ia sigurojmë”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme