Çështja e emrit, Mickoski i përgjigjet Greqisë: Nuk pres censurim të së drejtës themelore të njeriut - NACIONALE

Çështja e emrit, Mickoski i përgjigjet Greqisë: Nuk pres censurim të së drejtës themelore të njeriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur zyrtarëve grekë, të cilët po kërkojnë nga zyrtarët maqedonasë të respektojnë emrin kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se nuk pret censurim të së drejtës themelore të njeriut

Mickoski, i cili është kryetari i VMRO DPMNE-së, ka thënë se është e drejtë e tij njerëzore se si quan shtetin e tij.

Mendoj se është pjesë e fushatës së tyre zgjedhore. Nuk pres sjellje talibane, as censurim të së drejtës themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës dhe është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë, duke përfshirë këtu edhe certifikatat për deputetë që morëm me emrin e ri të shtetit”, ka thënë Mickoski, raporton Koha.

Lajme të ngjashme